Gjatë 10 viteve të fundit Republika e Maqedonisë së Veriut punoi në një proces jashtëzakonisht domethënës, i cili në thelb është një nga parakushtet në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Gjithashtu u krijua me sukses Korrniza Kombëtare e Kualifikimeve si standard kombëtar për rregullimin e marrjes dhe përdorimit të kualifikimeve dhe është i harmonizuar me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve.
Falë angazhimit të madh të disa institucioneve dhe organeve, institucioneve arsimore dhe odave të komunitetit të biznesit, të koordinuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet Njësisë së Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve dhe Këshillit Kombëtar të KKK-së, vendi mori instrument të rëndësishëm për komunikim dhe reforma dhe një mjet besimi dhe mbështetjeje për politikëbërësit, punëdhënësit, pjesëmarrësit në procesin mësimor, prindërit, mbajtësit e kualifikimeve dhe palët e tjera të interesuara në ndërtimin e sistemit të kualifikimeve.
Korniza Kombëtare e Kualifikimeve vazhdon të zhvillohet dhe me rëndësi të veçantë është kontributi i ekipit në kuadër të projektit të Binjakëzimit të financuar nga BE-ja për Zbatimin e Mëtejshëm të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, me ekspertizën e të cilit dhe transferimin e praktikave dhe përvojave të mira nga vende të tjera, përmirësojmë transparencën dhe njohjen e kualifikimeve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe BE.
Është nder dhe kënaqësi për ne t’ju ftojmë në Konferencën me rastin e “10 vjetorit të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve”, me të cilën do të konfirmojmë edhe një herë angazhimin për zhvillimin e standardit kombëtar cilësor për përvetësimin dhe përdorimin e kualifikimeve. Do t’i hedhim një vështrim përfitimeve nga KKK-ja arritjeve më të rëndësishme në këtë fushë në dekadën e fundit, ndërsa do të paraqesim gjithashtu edhe planin për veprim të mëtejshëm. Konferenca është e karakterit ndërkombëtar dhe do të jetë me rëndësi të veçantë që të gjithë së bashku të dëgjojmë përvojat dhe rekomandimet e ekspertëve të dalluar të fushës, nga vendet e Bashkimit Evropian.
Data dhe vendi i mbajtjes së konferencës:19.10.2023 me fillim ora 10:00 në Klubin e Deputetëve