Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se ministrat e punës dhe politikës sociale, të financave, të administratës dhe shoqërisë informatike, të drejtësisë dhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike tashmë janë duke punuar në të gjitha opsionet në lidhje me pagat e funksionerëve.

“Pasi të përfundojnë analizat, ato do të prezantohen në seancë të Qeverisë”, tha Kovaçevski.

Kryeministri Kovaçevski, i cili sot mori pjesë në hapjen e laboratorit të forenzikës në Ministrinë e Punëve të Brendshme, theksoi se në lidhje me këtë çështje duhet të merren parasysh të gjitha aspektet e autoriteteve të pavarura në vend.

“Ky problem tashmë është rregulluar në shtatë ligje, jo vetëm në një, dhe do të duhet të kenë parasysh të gjitha aspektet e autoriteteve të pavarura në vend për rregullimin e pagave dhe për modelin që do të zbatohet. Sapo të përfundojnë me analizat dhe me propozimin, ministrat do të vijnë në seancën e qeverisë dhe do të mund të prononcohen dhe pastaj propozimi do të dërgohet në Kuvend”, tha Kovaçevski.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume