Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i ftohtë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës priten intervale me diell dhe vranësira të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë nga 18 deri në 26 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha me diell. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Temperatura minimale do të jetë rreth 8 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 25 gradë Celsius.

Sipas parashikimeve, në ditët në vijim pritet një periudhë me moti stabil, me ditë kryesisht me diell dhe relativisht të ngrohta. Gjatë natës do të mbajë mot i kthjellët dhe i qetë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume