Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur takim të paparalajmëruar me ambasadorët e akredituar të shteteve të QUINT-it.

Gazetarja e RTK-së, Elmina Osmani raporton se ky takim ka përfunduar, derisa asnjë nga ambasadorët nuk ka pranuar të deklarohet për media.

Ky është takimi i parë i kryeministrit Kurti me ambasadorët e QUINT-it pas takimit që pati javën e kaluar në Bruksel me kancelarin gjerman, Scholz, presidentin francez Macron dhe kryeministren italiane, Meloni./RTK

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume