Mickoski nga darka me presidentët e rajonit: Ballkani Perëndimor ka nevojë për bashkëpunim dhe rrugë të qartë drejt BE-së
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka marrë pjesë sonte në një darkë joformale të organizuar nga presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova, me presidentët e vendeve pjesëmarrëse në Procesin Brdo-Brijuni.
Në fokus të bisedimeve ishin bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, stabiliteti dhe perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.
Përmes një mesazhi të publikuar pas takimit, Mickoski theksoi rëndësinë e dialogut, besimit të ndërsjellë dhe përkushtimit të përbashkët për ndërtimin e një rajoni të qëndrueshëm, të zhvilluar dhe me orientim të qartë evropian.
Ai vlerësoi se bashkëpunimi dhe komunikimi ndërmjet vendeve të rajonit mbeten faktorë të rëndësishëm për forcimin e stabilitetit dhe avancimin e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor.