ABC News ka mundur të sigurojë një tjetër sqarim nga zyra e Presidentit të Francës, Emanuel Macron lidhur me cështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur.

Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë.’ thuhet për ABC News, nga zyra e Macron.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume