Djali i Jakup Krasniqit, njëherësh deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka kërkuar që të votohet ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara.

Ai ka thënë se pa këtë veprim, nuk është bërë asgjë konkrete sa i përket kundërshtimit të aktgjykimit dënues në Hagë.

“Deklarata e votuar sot në Kuvend është një nismë e mirë, por pa u votuar ligji për Gjykatën Speciale, nuk është bërë asgjë konkrete. UÇK-ja mbrohet me veprime konkrete dhe me vendime që e mbrojnë luftën e saj të drejtë dhe vlerat e saj. Qytetarët e Kosovës e dinë dhe e kanë ditur gjithmonë se UÇK-ja ka bërë një luftë të drejtë për lirinë e Kosovës.”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume