LSDM në vitet e kaluara, në kushtet e krizës botërore ekonomike dhe energjetike, e rriti dukshëm BPV-në dhe e mbrojti ekonominë dhe standardin e qytetarëve, thonë nga partia në pushtet. “Produkti i brendshëm bruto në krahasim me OBRM-PDUKM-në është rritur për 3 miliardë euro. Në vitin 2017 BPV ishte 9.7 miliardë, ndërsa në 2022 është 12.9 miliardë. Njëkohësisht, me paketën më të madhe të masave kundër krizës nga vendet e rajonit, në vlerë prej 760 milionë euro, është ofruar mbështetje për qytetarët dhe kompanitë që të përballen me krizën energjetike dhe ekonomike”, thuhet në kumtesën e LSDM-së. LSDM, siç theksojnë nga atje, nuk investon në stiropor, monumente, por paratë ua kthen qytetarëve.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume