Maqedonia e Veriut është renditur në pozicionin e 67-të mes 142 shteteve në listën më të re globale sipas Indeksit për sundimin e drejtësisë së Projektit botëror për drejtësi, të publikuar sot me vlerësim prej 0,53 pikave, njejtë sikur edhe në tre vitet e kaluara.

Sipas kriterit kufizim i fuqisë së autoriteteve, vendi është në vendin e 97-të me vlerësim 0.47, soipas mungesës së korrupsionit në vendin e 75-të me indekst 0,45, sipas transparencës së Qeverisë në vendin e 70-të me vlerësim 0,50, ndërsa sipas të drejtave themelore në pozicionin e 56-të me vlerësim 0,60. Kur bëhet fjalë për kriterin rend dhe siguri, Maqedonia e Veriut është në pozicionin e 43-të, sipas drejtësisë me vlerësim 0,80, sipas zbatimit të rregullativave në pozicionin e 94-të me 0,46, sipas drejtësisë civile në vendin e 75-të me indeks 0,52 dhe sipas drejtësisë penale në pozicionin e 72-të me 0,44 pika.

Lidhur me vitin e kaluar, edhe pse ka vlerësim të njejtë, vendi është renditur katër vende më poshtë dhe tani është në nivel me Mongolinë, Kazakistanin, Indonezinë dhe Moldavinë.

Nga vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Kosova janë renditur më mirë se Maqedonia e Veriut në listën e përgjithshme në vendet e 57-ta dhe 58-ta, përkatësisht, me vlerësime 0,56, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina është më e dobët, e cila është e 75-ta me indeks 0,51. Shqipëria dhe Serbia në vendin e 91-të dhe të 93-të me 0,48, si dhe Turqia, e cila është në vendin e 117-të me vlerësim 0,41.

Nga 27-të vendet anëtare të BE-së, e vetmja e renditur më poshtë se vendi është Hungaria me vlerësim prej 0,51 në vendin e 73-të, ndërsa nga vendet e tjera të Unionit nga rajoni i Ballkanit, më larta në listë është Sllovenia me indeks prej 0,69 në vendin e 27-të, e pasuar nga Rumania me 0,63 në vendin e 40-të, Kroacia dhe Greqia me 0,61 në vendin e 45-të dhe të 47-të dhe Bullgaria me 0,56 në vendin e 59-të.

Ndryshe, nga vendet anëtare të BE-së, Bullgaria dhe Sllovenia kanë rritje më të madhe krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rënien më të madhe kanë Greqia dhe Belgjika, e cila është e 16-ta me 0,78 pikë.

Në dy vendet e para të listës janë dy anëtare të BE-së – Finlanda dhe Danimarka me vlerësim 0,84, gjegjësisht 0,83, e ndjekur nga Norvegjia me indeks 0,83, Suedia dhe Austria me indeks 0,79 dhe Gjermania me indeks 0,78. Singapori renditet në vendin e shtatë me 0,77 pikë, e ndjekur nga Japonia (0,76), Estonia (0,75) dhe Holanda (0,74).

Venezuela renditet në fund si e 142-ta me 0,27 pikë, e ndjekur nga Kamboxhia me 0,31, Afganistani me 0,32, Haiti dhe RD e Kongos me 0,34 dhe Nikaragua, Egjipti, Mianmari dhe Kameruni të gjitha me nga 0,35 pikë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume