Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postiminë profilin e tij në FB ka shkruar se Maqedonia e Veriut ka filluar me zbatimin e reformave të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku mori pjesë në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni dhe grupi BLUEPRINT për reformë në gjyqësor, ku u diskutua se çfarë mund të bëhet për të rikthyer besimin e qytetarëve në Këshillin Gjyqësor, shkruan Top24

Sot mora pjesë në ngjarjen e organizuar nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni dhe grupi BLUEPRINT për reformë në gjyqësor, ku u diskutua se çfarë mund të bëhet për të rikthyer besimin e qytetarëve në Këshillin Gjyqësor.
Gjatë fjalës sime theksova se, është e nevojshme për reformë serioze të Këshillit Gjyqësor dhe forcimin e rolit të Shoqatës së Gjyqtarëve.
Jemi në pritje të Raportit nga Misioni vlerësues, për të cilin menjëherë pasi ta marrim do të formojmë një Grup pune i cili do të inkorporojë rekomandimet nga raporti dhe do të zbatojë aktivitetet nga Strategjia e re zhvillimore për sistemin e gjyqësorit (2023 – 2027), lidhur me ri përcaktimin e procedurës për zgjedhjen dhe shkarkimin e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor.
Ministria e Drejtësisë është e gatshme të nisë përfundimin e mandatit të anëtarëve, me qëllim të reformimit të përbërjes së Këshillit, për të cilën pret edhe mbështetjen e deputetëve në Kuvend, e gjithashtu për të njëjtën do të ketë debat të hapur dhe të gjerë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume