Organizatat joqeveritare kërkojnë që personat me aftësi të kufizuara të përfshihen në jetën politike

Organizatat qytetare kërkojnë përfaqësim me kuotë të personave me aftësi të kufizuara në jetën politike. Shoqata “Inkluziva” së bashku me Institutin për të Drejtat e Njeriut po përgatisin një iniciativë të cilën planifikojnë t’ia dorëzojnë institucioneve të Maqedonisë për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar në proceset vendimmarrëse në shoqëri, informon PRESSonline.al
Personat me aftësi të kufizuara kërkojnë të përfshihen në proceset zgjedhore si zgjedhës dhe zyrtarë të zgjedhur, ashtu edhe si vëzhgues. Nga “Inkluziva” thonë se për këtë çështje do të duhet të punohet shumë, duke filluar nga aksesi fizik në institucione.
Shoqata “Inkluziva” thotë se vendet e rajonit tashmë kanë bërë një deklaratë pozitive në këtë drejtim. Në Serbi, një person me aftësi të kufizuara ka qenë pjesë e parlamentit për më shumë se një dekadë.