Policia në Dellçevë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.T. (54), kryetar i Komunës së Dellçevës, për shkak të dyshimeve për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Ai akuzohet se në vitin 2018, duke tejkaluar kompetencat, ka marrë vendim të paligjshëm për punësimin e një kandidati që kishte arritur moshën për pensionim, duke i mundësuar përfitim të kundërligjshëm prej mbi 505 mijë denarësh, ndërsa komunës i ka shkaktuar dëm prej rreth 762 mijë denarësh.

Rasti është dorëzuar në Prokurorinë Publike Dellçevë për procedurë të mëtejshme.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume