Një 46-vjeçar nga fshati Monospitovë është arrestuar pasi gjatë kontrollit policor iu gjet marihuanë, raporton Tetovasot.
Policia bëri të ditur se M.N. u ndalua më 12 tetor dhe tek ai u sekuestruan një qese dhe një paketim me marihuanë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.