Tetovasot raporton se gjatë 24 orëve të fundit policia ka privuar nga liria shtatë shoferë në vende të ndryshme të Maqedonisë së Veriut për veprën penale “Drejtim i pakujdesshëm i automjetit”.

Pesë prej tyre drejtonin automjete pa patentë shoferi, ndërsa dy të tjerë ishin nën ndikimin e alkoolit. Në mesin e të arrestuarve është edhe I.B. (29) nga fshati Strimnicë i Tetovës.

Pas dokumentimit të rasteve do të ngrihen kallëzime penale ndaj të gjithë të dyshuarve, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume