Një 59-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga dhe u rrokullis në autostradën Veles–Shkup, raporton Tetovasot.
Sipas policisë, automjeti “Peugeot” është përplasur fillimisht në gardhin mbrojtës pranë pikëpagesës Otovicë, ndërsa drejtuesi është dërguar për trajtim në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit.