Kavanozat për turshi këtë vit mbetën bosh, thanë pensionistët e Shtipit, që protestuan në Sheshin “Liria”.

Pensionistët thonë se kaq mund të bënin me rritjen e pensionit që morën në shtator. Sonja Arsovska, kryetare e Bordit iniciues për protestën e pensionistëve në Shtip, thotë se kavanozat këtë dimër do të mbeten të zbrazëta, por në bufenë e qeverisë ka mëngjes, drekë dhe darkë për 250 denarë.

Ata në protestën e sotme kërkuan edhe dorëheqjen e kryetarit të Shoqatës së Pensionistëve, ndërsa treguan se nuk do të ndalen me kërkesat, por do të radikalizojnë protestat duke bllokuar rrugët.

Më 7 nëntor pensionistët nga mbarë vendi do të mbajnë protestë të përgjithshme në Shkup, në pesë lokacione, para ambasadave të huaja. Në mbledhjen e radhës të bordeve nismëtare në Shën Nikollë, do të vendoset pensionistët në cilët qytete do të protestojnë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume