Sot në Tetovë do të mbahet protestë nga qytetarët në mbështetje të Palestinës, transmeton Portalb.mk.

Protesta do të fillojë në ora 13:30 në sheshin “Iliria”.

“Palestina çështje humanitare”, thuhet në pankartën informative të protestës.

Protesta në mbështetje të Palestinës u mbajt edhe në Shkup, Prishtinë, Tiranë dhe në shumë qytete të mëdha anembanë botës.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, nisi sulm gjithëpërfshirës ndaj Izraelit mëngjesin e 7 tetorit, ndërkaq ushtria izraelite më pas nisi sulme në Rripin e Gazës me dhjetëra avionë luftarakë.

Deri më tani, numri i të vrarëve palestinezë është mbi 7 mijë, ndërkaq numri i të vrarëve izraelitë është mbi 1.400.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume