Deputeti i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi-Zejdi kërkon shkarkimin e ambasadorit të Maqedonisë në OKB, Lubomir Fërçkovski, i cili votoi i përmbajtur për Rezolutën për armëpushim në Rripin e Gazës, përcjell INA.

“Urgjentisht të shkarkohet ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Kombet e Bashkuara L.Fërçkoski, i cili njollosi shpirtin human të qytetarëve të RMV-së.
Në moment kur “interesat strategjike” të vdesin ndërgjegjën dhe dhembshurinë, po në atë moment dëshmon shitjen e shpirtit tënd dhe përdhosjen e vlerave njerëzore, andaj detyrohesh të votosh i përmbajtur ndaj një rezolute tejet humane dhe kundër masakrimit të fëmijëve, grave dhe pleqve në Gaza.
Në Gaza po ndodh terror i paparë ndonjëherë edhe ate me lejen (publike ose të heshtur) nga e gjithë bota pa përjashtim fare”, theksoi Zejdi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume