Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi braktisi konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, kjo pasi kryeministri u pyet nga njëri prej gazetarëve: “në rast të zgjedhjeve të pasuksesshme presidenciale, a jeni i gatshëm të pranoni që shteti të mbetet në duart e BDI-së?”.

“Unë mendoj se nuk duhet të qëndroj në pyetjen tuaj”, tha Fatmir Bytiqi dhe braktisi konferencën për media. Ndërkohë edhe kryeministri Kovaçevski ndonëse u përgjigj, pyetjen e cilësoi si jo-korrekte.

“Pyetja e juaj ishte absolutisht jokoreekte, unë do të përsëris diçka që e kam thënë më 11 tetor. Sot në vendin tonë kemi koncept për një Maqedoni Evropiane të cilin e udhëheq Qeveria dhe LSDM-ja, e cila i trajton të gjithë qytetarët njësoj, pa-dallim përkatësisë fetare dhe kombëtare. Megjithatë kemi paraqitjen e një populizmi i cili populizëm ka për bazë etno-nacionalizimi dhe ksenofobi, që sipas meje paraqet formë të fashizmit modern”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume