Për të gjithë të punësuarit në administratën shtetërore dhe publike në rajonin e Qytetit të Shkupit, 30 nëntori (e enjte) do të jetë ditë jopune për shkak të mbajtjes së Takimit të 30-të ministror të OSBE-së.

Orari i punës më 29 nëntor 2023 (e mërkurë), ndërkaq, do të përfundojë në orën 12:00. Vendimin e solli Qeveria sot në mbledhje, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

“Këto konkludime kanë të bëjnë edhe me shkollat fillore dhe të mesme në rajonin e qytetit të Shkupit, ndërkaq nuk kanë të bëjnë me kopshtet e fëmijëve dhe institucionet shëndetësore në rajonin e qytetit të Shkupit – të cilat duhet të përpunojnë plane të veta për punë, me qëllim të funksionimit të papengueshëm”, informoi shërbimi qeveritar për shtyp duke cekur se komunave dhe Qytetit të Shkupit u rekomandohet t’i zbatojnë konkludimet.

Ky rekomandim ka të bëjë edhe me sektorin privat në rajonin e Shkupit, posaçërisht në Komunën e Karposhit dhe komunave të cilat gravitojnë drejt Qendrës sportive “Boris Trajkovski” dhe hotelit “Aleksandar pallas”.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume