Disa deputetë të Partisë Demokratike nuk janë lejuar që të futen në ambientet e Parlamentit të Shqipërisë për të marrë pjesë më mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, raportojnë mediat shqiptare këtë të hënë.

Pasi punonjësit e Gardës bllokuan derën e objektit për deputetët e përjashtuar përkohësisht nga Kuvendi shkaku i veprimeve të tyre në seancën e javës së kaluar, deputeti Flamur Noka zgjodhi të hipte mbi rrethoja duke i kaluar e duke u futur si hajn në ambientet e Kuvendit.

Mbi kangjella hipi edhe deputeti Saimir Korreshi, por ky i fundit qëndroi vetëm disa sekonda dhe nuk vendosi t’i kalonte.

Ndërkohë jashtë derës ndodhen disa deputetë që debatojnë me punonjësit e Gardës, tregojnë pamjet e mediave. Mes tyre janë deputetët Ervin Salianji, Gazment Bardhi, Bledion Nallbati, Helidon Bushati, etj.

VIDEO

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume