Ministria e Punëve të Jashtme njofton se mirëpret vendimin për hapjen e vendkalimit kufitar Rafah, i cili mundëson evakuimin e shtetasve të huaj, përfshirë edhe pesë shtetasit e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Siç informuam më herët, qytetarët tanë që ndodhen në Gaza tashmë janë të përfshirë në listat e evakuimit dhe presim që e njëjta së shpejti të realizohet sipas rrethanave në terren dhe dinamikës së evakuimit, duke pasur parasysh numrin e madh të shtetasve të huaj në Gaza, të cilët janë pjesë e këtij operacioni.

Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, si dhe me qytetarët tanë, Ministria e Punëve të Jashtme është e kyçur drejtpërdrejtë dhe në mënyrë aktive, me qëllim që shtetasit tanë të evakuohen të sigurtë dhe në kohë” njoftojnë nga MPJ.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume