Në një konferencë për shtyp opozita shqiptare e kryesuar nga Afrim Gashi, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë zyrtarizuar emrin e koalicionit opozitar. Ndër të tjera lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami tha se pas zyrtarizimit të koalicionit ata janë gati të përballen me BDI-në.”Do t’a zhdukim të keqen që po ja bëni shqiptarëve”, u shpreh Kasami. Ai tha se BDI-ja tashmë është jë subjekt i dëshpëruar që do të kërkojë litarin e shpëtimit./TS/