Sot në Kosovë do të vijë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai nga ora 15:30 pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq, nga ora 16:35 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s do të pritet nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Pritet që Osmani dhe Stoltenberg pas takimit të mbajnë konferencë për media.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume