Studentët kërkojnë rritje urgjente të subvencionit ditor për ushqim nga 140 në 180 denarë, përkatësisht në 4.500 denarë në muaj, duke i dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës afat prej dy javësh për përmbushjen e kërkesave.

Sipas një ankete me rreth 7.000 studentë, 97 për qind mbështesin rritjen e subvencionit, ndërsa 79,5 për qind kërkojnë ruajtjen e sistemit aktual të pagesës me kartela.

Kryetarja e Trupit Kombëtar Studentor, Angela Vasilevska, akuzoi institucionet se prej tre vitesh nuk respektojnë ligjin, i cili parasheh harmonizimin e subvencionit me normën e inflacionit.

“Studentët janë të uritur dhe prej tre vitesh janë lënë në baltë. Subvencioni për ushqim duhet të rritet menjëherë”, deklaroi Vasilevska.

Studentët kundërshtojnë pritjen deri në tetor të vitit 2027, kur Qeveria planifikon të prezantojë modelin e ri. Nëse kërkesat e tyre nuk përmbushen brenda dy javësh, ata paralajmërojnë protesta.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume