Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme ka marrë vendim që të dorëzojë në Qeveri një iniciativë për përgjegjësi dhendjekje penale për funksionimin dhe shpenzimin e pakujdesshëm të mjeteve buxhetore të drejtorit të Agjencisë së Filmit, transmeton Portalb.mk.

Kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska, në detaje shpjegoi rastin me Agjencinë e Filmit, raportet e auditimit për punën financiare të Agjencisë dhe dokumentet që kontrollohen, përfshirë punësimet në Agjenci dhe punësimin e ekspertëve dhe personave me kontratat e punës.

Ivanovska theksoi se Qeveria duhet t’i dëgjojë rekomandimet e tyre dhe të rilexojë raportet e revizionit.

“Nuk mund të ngremë krye nga punësimet partiake”, thotë kryetarja e KShPK-së për punësimin e ushtruesve të detyrës në disa institucione dhe punonjësve me kontrata autoriale.

KShPK-ja miratoi edhe iniciativë për ndjekje penale kundër kryetarit aktual dhe ish-kryetar të Radovishit për shkak se 12 herë kanë punësuar një person si ushtrues detyre të drejtorit të ndërmarrjes publike “Plavaja”-Radovish pa shpallur njoftim.

Anëtari i Komisionit, Nuri Bajrami, i cili iu referua rastit, tha se për pranimin e këtij personi as edhe një herë nuk është shpallur konkurs sepse nuk ka pasur mundësi për kandidatë të tjerë, gjegjësisht i është mundësuar vetëm një personi të punësohet dhe të marrë pagë funksionari. Sipas tij, kjo situatë nuk mund të quhet ndryshe veçse korrupsion dhe ndërhyrje në sistemin juridik.

Në verifikimin e dokumentacionit është konstatuar se personi është me arsim të lartë përkatës.

Në KShPK janë dërguar edhe materialet për rastin e Klinikës së Onkologjisë, por ato do t’i përcillen institucioneve kompetente, duke qenë se tashmë është duke u hetuar në Prokurori.

Në fillim të seancës së sotme, KSHPK-ja shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian në pjesën që ka të bëjë me punën e tyre.

Kryetarja Ivanovska tha se pavarësisht se janë në Komisionin për vitin e pestë, efekti i punës së tyre nuk mund të realizohet plotësisht për shkak të mosrealizimit të iniciativave të tyre nga institucionet, Qeveria dhe autoritetet tjera.

Ajo shprehu shpresën se përbërja e radhës e Komisionit, për të cilën tashmë është shpallur, do ta tejkalojë punën e tyre në kuptimin pozitiv sepse ka një bazë të mirë për të.

“Shpresoj se vetëdija e institucioneve, e strukturës menaxhuese, e liderëve, e të gjithëve do të funksionojë dhe të dimë se varet nga ne dhe se duhet realisht të merremi seriozisht me këtë problem”, tha Ivanovska.

Në seancën e sotme, KShPK-ja shqyrtoi edhe raste të tjera.

Kujtojmë se në Raportin e progresit të për Maqedoninë e Veriut situta me luftën kundër korrupsionit në vend ësht vlerësuar pa asnjë përparim. Korrupsioni vazhdon të mbetet i përhapur në shumë fusha. Lidhur me ndryshimet e Kodit Penal thuhet se pengojnë aftësinë e autoriteteve për të hetuar dhe ndjekur penalisht vepra të tilla. “Kjo është një çështje shqetësuese serioze”, thuhet tekstualisht në raport.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume