Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Kështu ka thënë ai për shkak të problemeve të shkaktuara në Shqipëri nga stuhia e fuqishme, shkruan Top Channel, transmeton Klan Kosova.

“Pas përkeqësimit të shpejtë të motit që të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Grupet e punës janë në gatishmëri për të garantuar që akset rrugore të jenë të hapura si dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, shkruan Rama.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume