Një japonez mbolli tre pemë banane në brezin e mesit të një rruge kryesore në qytetin Kurume dhe i ujiti ato çdo ditë për dy vjet përpara se dikush të vinte re ekzistencën e tyre.

Një burrë 50-vjeçar nga qyteti Kurume, prefektura e Fukuokas, u urdhërua së fundmi të hiqte tre pemë bananeje që kishte mbjellë ilegalisht dhe ishte kujdesur për to  në brezin e mesit të një rruge me trafik të qytetit prej disa vjetësh.

LEXO EDHE:Shishe uiski skoceze shitet në ankand për shifrën e çmendur

Është e paqartë pse burri zgjodhi t’i mbjellë pemët në pronën publike dhe pikërisht aty,  por ato filluan e  u bënë aq të mëdha sa filluan të preknin fushën e shikimit të shoferëve.

Nuk ishte e vështirë për autoritetet të identifikonin njeriun përgjegjës për pemët, pasi ai i kishte ujitur bimët tropikale të paktën dy herë në ditë për dy vitet e fundit.

Ai u urdhërua të hiqte pemët ose të rrezikonte të kalonte deri në një vit në burg apo të paguante një gjobë prej 500,000 jen (ose 3,350 dollarësh).

“Është vetmi… Ndihem i vetmuar pa bananet e mia të bukura,” u tha burri gazetarëve pasi iu desh të hiqte tre pemët e bananeve.

Pemët e bananeve të Kurume kishin marrë vëmendjen mbarëkombëtare prej javësh dhe ditën e heqjes së tyre, ekipet e lajmeve nga kanalet kryesore të lajmeve ishin në vendndodhje.

 Ata intervistuan njeriun që i kishte mbjellë dhe e filmuan duke u përpjekur të hante një nga bananet e papjekura. Ishte shumë jeshile për t’u ngrënë, por burri e hëngri gjithsesi.

Se si ky zotëri i paidentifikuar i bananeve arriti t’i shpëtonte radarit të policisë për kaq shumë kohë, veçanërisht me ritualin e tij të përditshëm të ujitjes, mbetet një mister.

Për fat të mirë, pemët e bananeve kanë gjetur shtëpi të re. Dy prej tyre u mbollën në kopshtin e një 80-vjeçari, i cili u zotua se do të kujdesej mirë për to dhe pronari i ‘bananeve të Kurumes’ ia dha të tretin një miku si dhuratë për ditëlindje.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume