Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në bisedën e tij me ambasadorin rus, Aleksandar Bocan-Harchenko, theksoi se kur është fjala për Kosovën, Serbia mbetet e përkushtuar për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit”, thuhet në deklaratën e kabinetit të Vuçiqit.

Vuçiq ka ripërsëritur se çdo njohje e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës nuk është e pranueshme për Serbinë, sepse ajo është e vendosur fort në respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe ruajtjen e interesave kombëtare dhe shtetërore.

Dialogu me Kosovën, Stefanoviq i kërkon BE-së të mos bëjë marrëveshje me “…
“Bashkëbiseduesit u pajtuan se është e një rëndësie thelbësore që të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të cilin Prishtina me këmbëngulje i shmanget. Presidenti Vuçiq falënderoi Federatën Ruse për mbështetjen e vazhdueshme që i jep integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë, si në Kombet e Bashkuara ashtu edhe në forumet e tjera ndërkombëtare”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Vuçiq dhe ambasadorja Bocan-Harchenko theksuan se marrëdhëniet serbo-ruse po rriten e zhvillohen me sukses, me shpresën se bashkëpunimi gjithëpërfshirës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, thuhet në deklaratë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume