Në rajonin e Karposhit, sot në ora 12:10 policia ka privuar nga liria A.J. (28) nga Shkupi, kumtuan nga MPB.

Ai është kërkuar me urdhër arresti kombëtar, në bazë të urdhëresës gjyqësore të Gjykatës Themelore Penale Shkup, për vuajtjen e dënimit me burg prej tre vjetëve e gjashtë muajve, sipas nenit 237 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 19 të Kodit Penal.

“Personi është dërguar në Stacionin Policor Karpsoh, pas së cilës do të përcillet në institucion ndëshkues-përmirsues kompetent për vuajtjen e dënimit”, thuhet në kumtesë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume