Për të dyshuarin i cili ndodhet në arrati, me procedurë urgjente është lëshuar Urdhri për kryerjen e hetimeve për vepra penale – Rrëmbim nga neni 141 dhe Vrasje nga neni 123 i Kodit Penal.

Prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.

Gjykata ka pranuar propozimin dhe ka nxjerrë vendim me të cilin masa e paraburgimit do të fillojë të zbatohet menjëherë pas zbulimit dhe heqjes së lirisë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume