Asambleja e Gruas së Aleancës për Shqiptarët është shtëpia më e sigurtë që i jep mundësi dhe fuqi veprimi gruas dhe vajzës shqiptare.
Pas anëtarësimeve të reja, sot u mbajt kuvendi i degës së Asamblesë së Gruas në Çair dhe me shumicë absolutr kryetare u zgjodh Emine Abazi, e diolomuar në Fakultetin për Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe Magjistër në Menaxhim dhe Udhëheqje në Arsim.
Pas zgjedhjes së organeve të reja dhe pas rritjes së interesimit për anëtarësime dega e Asamblesë së Gruas – Çair, ashtu si edhe të gjitha strukturat e tjera, do të vazhdojnë procesin e regjistrimit dhe zgjerimit të strukturave në të gjitha organet partiake.
Eja në shtëpinë tënde!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume