Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, në intervistë për Alsat ka folur për zhvillimet e fundit politike me të cilat opozita shqiptare ka qenë në qendër të vëmendjes, sidomos me prezencën e anëtarit të Lëvizjes Vetëvendosje në hapjen e shtabit qendror të Lidhjes Europiane për Ndryshim.

“Prezenca e Bekim Qokut la të kuptohet se ai do të jetë pjesë e listave të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme“, tha Kasami.

Ai shtoi se Qoku do jetë i barabartë si të gjithë kandidatët tjerët.

“Nuk kemi fol kush ku do jetë në lista zgjedhore, por me koalicionin jemi dakorduar që Qoku do jetë i barabartë me të gjithë. Fryma e Vetëvendosjes nuk është për të ndarë hise po për te përkahur ndryshimin që duhet të ndodh këtu tek ne. Prezenca e Qokut dhe çdo qytetari në listat tona tregojnë që këto lista janë të shqiptarëve dhe kjo fitore të jetë e shqiptarëve më shumë se sa e personave që do gjenden ne listë. Në këtë frymë është edhe ftesa që i bëjmë ASH-së dhe votuesit të saj, që të jetë aty ku bëhet ndryshimi”, tha Kasami.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume