Mbi 3.600 fëmijë janë vaksinuar në shtëpitë e tyre ose u është caktuar termin për vaksinim dhe janë shpërndarë mbi 7.500 materiale informative, në kuadër të fushatës së përbashkët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të titulluar “Derë më derë”.

Siç informuan sot nga Ministria e Shëndetësisë, në kuadër të kësaj fushate janë vaksinuar në shtëpitë e tyre me vaksinën e gripit sezonal edhe 2.630 qytetarë mbi 65 vjeç, të cilët nuk kanë mundur të kenë qasje deri te pikat e imunizimit. Për ta është siguruar edhe një rivaksinim bivalent për Kovid-19.

“Në këtë fushatë u përfshinë 30 ekipe mjekësore nga shtëpitë e shëndetit. Janë vizituar gjithsej 221 vendbanime rurale dhe 79 vendbanime urbane, pra gjithsej 3.867 shtëpi në të gjithë vendin”, shtojnë nga MSH.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume