Deputeti Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE vlerësoi se fjalimi i sotëm i presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend ishte i zbrazët, përplot me lajthitje të destinuara më së shumti për LSDM-në ku, siç tha ai, do të vendosin nëse do të jetë apo jo kandidat për president vitin e ardhshëm.

Milloshoski tha se Pendarovski e ka relativizuar pozitën në të cilën është sjellë shteti.

“Bëhet fjalë për një president që si politikan tha se kushdo që të ndryshojë emrin do t’i nxjerrim shpirtin, pastaj votoi ndryshimin e emrit dhe Kushtetutës, duke premtuar se do të hapeshin dyert evropiane dhe sot relativizon pozitën në të cilin na solli Qeveria dhe është një qorrsokak i zotimeve që nuk mund t’i realizojnë”, tha Milloshoski.

Ai beson se fjalimi i sotëm i presidentit Pendarovski në Kuvend do të jetë i fundit.

“Ne jemi dakord për një fakt, dhe ai është se kjo është adresa e tij e fundit. Nëse nuk zgjidhet president do të largohet nga Maqedonia siç tha në vitin 2019”, theksoi Milloshoski.

Lidhur me kritikat nga qeveria drejtuar OBRM-PDUKM-së për procesin e anëtarësimit në BE, ai tha se kjo është shenjë se qeveria po përgatitet për opozitë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume