Zemër bardhë, i dashur, komunikativ,paqësor, mikëpritës,i gatshëm në çdo moment për të ndihmuar iniciativa që lidheshin me vendlindjen dhe kauzat kombëtare.Solidar e human për njerëzit në nevojë.Një personalitet me një botë të pasur shpirtërore.I till ishte Rushiti e do të ngelet në kujtesën e të gjithë atyre që e njohën nga afër.Jetoj me gjithë familjen në Amerikë. Bashkë me vëllezërit dhe baban e tij, atdhetarin e njohur Faik Ajro drejtuan një nga kompanit më të njohura në rrethin e Chicagos. Ambiente të cilat shërbenin si fole e kërçovarëve për çdo lloj aktiviteti e iniciative që organizohej pikënisjen e kishin aty.Por dhimbja e tragjedisë që i ndodhi të vllaut Xhevahirit,pllakosi rënd pjestarët e kësaj familje.Vuajtje të cilat shkaktuan ligështi edhe te Rushiti i cili u mposht nga një sëmundje tinzare duke i marr jetën para kohe por që padyshim ai do jetoj gjithnjë në mendjen dhe zemrën e fëmijëve të tij,bashkëshortes,farefisit si dhe komunitetit të kërçovarëve në rrethin e Chicagos si dhe nga shokët e të afërmit që ka në vendlindjen e tij në Kërçovë.Ikje e parakohëshme e Rushitit, për të cilin redaksia e Tv Gurra lutet që shpirti tij të prehet në paqe e ndërsa familjarëve ju shrehim ngushëllime të sinqerta me shpresën që Zoti tu japi forcë për të përballuar dhimbjen për humbjen e të shtrenjtit të tyre Çytkës🙏