Aktorja dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Olta Gixhari, ka rrëmbyer sërish vëmendjen në rrjete sociale me paraqitjen e saj më të fundit.

Gixhari ka postuar një fotografi mjaft provokuese, ku shihet e veshur me një bluzë të shkurtër dhe bikini, duke ekspozuar linjat trupore në formë perfekte.

Postimi i saj ka ngjallur menjëherë reagime të shumta – komentet dhe pëlqimet kanë vërshuar, ndërsa ndjekësit e saj e kanë komplimentuar për pamjen dhe format.

Olta vazhdon të mbetet një prej personazheve më të ndjekur në botën e showbizit shqiptar, si për karrierën e saj artistike, ashtu edhe për paraqitjet në rrjete sociale që shpesh bëjnë bujë.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume