Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza është deklaruar rreth mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Duke iu përgjigjur gazetares së Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi, Hamza bëri të ditur se partia e tij kërkon procedimin e projektligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton Klankosova.tv.

“Procedimi i ligjit, konstituimi i komisioneve funksionale. Ne sot do të kërkojmë që ligji të procedohet, normalisht ne e respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe normalisht që vendimi i Kushtetues është i qartë”, tha ai.

PDK-ja është deklaruar se nuk do të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Kuvendit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume