Gjatë ditës së djeshme policia e rajonit të Tetovës ka arrestuar 44-vjeçarin M.H. nga Tetova pasi i njëjti dyshohet për dhunë në familje. Nga MPB thonë se ai e ka sulmuar fizikisht babanë e tij.

“Me datë 23.12.2023 në ora 12:15 në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria M.H.(44) nga Tetovë për shkak se i njëjti e ka sulmuar fizikisht babanë e tij 65-vjeçar, ndërsa paraprakisht me veturën e tij ka dëmtuar plotësisht derën metalike të hyrjes në oborrin para shtëpisë familjare, si dhe veturën e babait të tij, teksa ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara nënë spitalin klinik të Tetovës”, thonë nga MPB.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume