Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt, në emisionin Kojshia Show, e ka konfirmuar se ka takuar djalin e tij në burgun e sigurisë së lartë në Dyz.

Ky takim mes tyre ka ndodhur gjatë ditës së djeshme kur është xhiruar emisioni.

Murseli pohon se djali i tij i kishte thënë se nuk ka ditur për vrasjen atë natë.

“Sot, ato sipas fjalëve të tij që i kam marrë, Naimi as nuk ka pagu 30 mijë euro, as nuk ka ble armë e as nuk e ka ditë për vrasjen atë natë”, tha Shaban Murseli.

Për më shumë detaje, shikoni emisionin nga minuta 34:00:

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume