Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton studentët për afatin dhe dokumentet e nevojshme për vazhdimin e bursave.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton të gjithë studentët që kanë përfituar bursë studentore në një nga vitet e mëparshme akademike dhe që i plotësojnë kushtet kontraktuale, se aplikimi për vazhdimin e të drejtës për bursë do të jetë i hapur nga 1 deri më 30 tetor 2026.

Për vazhdimin e bursës, studentët duhet të ngarkojnë në mënyrë elektronike dokumentet e kërkuara, përfshirë:

vërtetimin për regjistrimin e semestrit ose vitit të ardhshëm akademik;

vërtetimin me provimet e dhëna, të lëshuar nga fakulteti;

formularin për provimet e parashikuara dhe të dhëna (UPPI), të plotësuar dhe të vulosur nga fakulteti, ku evidentohet suksesi i arritur gjatë viteve të mëparshme;

dëshmi se studenti ka dhënë 80 ose 90 për qind të provimeve të parapara, në varësi të llojit të bursës, si dhe se e ka ruajtur mesataren e kërkuar sipas kontratës;

indeksin nga semestri i parë i regjistruar deri te semestri i fundit i verifikuar.

Dokumentet duhet të ngarkohen elektronikisht përmes platformës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës:

e-uslugi.mon.gov.mk

Për informacione shtesë ose pyetje lidhur me procedurën, studentët mund të kontaktojnë Ministrinë në adresën elektronike [email protected].

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume