Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës në pikën kufitare në Jarinje.

Polici, Rexhep Sejdiu ka vdekur sot teksa shërbente në pikën kufitare në Jarinje në ndërrimin e natës.

Vdekjen e policit në vendin e punës e ka konfirmuar për Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani.

“Rreth orës 07:20 është gjetur i vdekur zyrtari policor, gjatë ndërrimit në Jarinje. Kolegët e kanë gjetur të vdekur, disa orë pasi ishte shtrirë për të pushuar”, ka thënë Elshani.

Polici tashmë i ndjerë ishte pjesë e Njësive Speciale të Policisë Kufitare.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe varrimi pritet të bëhet nesër.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume