13-vjeçarja që u lëndua nga bombola e gazit në Kçiq të Mitrovicës do të dërgohet për trajtim jashtë vendit.

Ajo deri më sot është trajtuar në Klinikën e Anestezionit me mjekim intensiv. 13-vjeçarja është rekomanduar nga mjekët për trajtim jashtë vendit për shkak që ka djegie të shkallës së dytë dhe të tretë, përcjell Klankosova.tv.

Përndryshe, 15 persona u lënduan nga bombola e gazit të shtunën në mbrëmje, ku 14 prej tyre u trajtuan në QKUK.

Veç 13 vjeçës, edhe një vajzë 10-vjeçare që është shtetase suedeze, do të vazhdojë trajtimin në Suedi në një qendër të specializuar për djegie.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume