Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Takimi është mbajtur në presidence, ndërkaq mediat në këtë takim janë lejuar që të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

“Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë jo vetëm raporte të shkëlqyera fqinjësore, por edhe projekte të shumta që kanë për qëllim t’i afrojnë edhe më shumë qytetarët tanë.

Takimi i sotëm me Presidentin Stevo Pendarovski ishte një mundësi e mirë për t’i diskutuar zhvillimet e fundit, çështjet e interesit të ndërsjellë, si dhe hapat për ta avancuar të ardhmen evropiane të vendeve tona” ka shkruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani
Presidenti Pendarovski pas takimit me Osmanin do të zhvilloj takim edhe me kryeministrin Albin Kurti.