Policia në Strugë dorëzoi kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse kundër Komunës së Strugës dhe kryetarit Mendi Qyra për një vepër të kryer në kundërshtim me nenin 6, dhe të dënueshme sipas nenit 11 të Ligjit për përdorimin e flamujve të komuniteteve në Republikën e Maqedonisë. Të pandehurit, si organizatorë të një eventi me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, në rrugën Marshall Tito në Strugë, nuk e shfaqën ose vendosën flamurin shtetëror të Republikës së Maqedonisë, sqarohet në komunikatën e MPB-së.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume