Me rastin e liberalizimit të vizave për Republikën e Kosovës tashmë nga 1 janari i vitit 2024, kryetari i BDI Ali Ahmeti ka thkesuar se rradhën e ka zgjidhja përfundimtare nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

Postimi i plotë:

Viti ‘24 nisi me përmirësimin e padrejtësisë së madhe dhe të stërzgjatur ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, atë të lëvizjes së lirë nëpërmjet liberalizimit të vizave për udhëtim në vendet e Bashkimit Europian.

Rradhën e ka zgjidhja përfundimtare nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë.

Le të jetë ky vit i vendimeve të guximshme për të ardhmën e rajonit!

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume