Sipas LSDM-së, kryeministri Hristijan Mickoski gjatë kohës që ishte në opozitë premtonte se do të siguronte kushte më të mira dhe garanci në procesin e integrimit evropian. Megjithatë, nga kjo parti thonë se deri tani nuk ka arritur të sigurojë ndryshimin e kushteve për avancimin e vendit drejt BE-së.
LSDM-ja akuzon Mickoskin se qytetarëve u kishte premtuar një kornizë më të favorshme për negociatat me Bashkimin Evropian, ndërsa sot, sipas tyre, nuk ka rezultate konkrete.

Partia opozitare vlerëson se rruga evropiane po ngec dhe kërkon që qeveria të tregojë qartë se çfarë ka arritur të ndryshojë në procesin e integrimit.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume