Kryetari i Dinjitetit, Stojançe Angelov, sot në rrjetin social Facebook i ka dërguar një apel grupit parlamentar të LSDM-së për “përkrahje të propozimit për ligjin për kompensimin e invalidëve ushtarakë të pakompensuar dhe familjeve të branitellave”.

“Përderisa po votojnë ish-komandantin nga UÇK-ja që të bëhet kryeministër, le të marrin guxim dhe në ditët në vijim le të votojnë për ata që vdiqën apo u plagosën nga e njëjta UÇK nga radhët e së cilës është kryeministri, për të cilin votohet sot. Kuvendi i Maqedonisë sot do të votojë për zgjedhjen e Qeverisë teknike që do të udhëhiqet nga ish-kryetari i Kuvendit dhe kryeministri i ardhshëm, ish-komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi. Në vend të tij në Kuvend u zgjodh koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski”, shkruan Angelov.

Ai përmendi se “Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Dinjiteti ka paraqitur një iniciativë me Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit ekzistues për Mbrojtësit i cili duhet të japë dëmshpërblim për rreth 10 invalidë ushtarakë dhe rreth 15 familje të mbrojtësve të rënë që janë ende të pakompensuar. Me nënshkrimet e tyre, grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së i dha mbështetje të qartë kësaj nisme, e cila e bëri projektligj zyrtar. Me arsyetimin siç potencoi Angelov se është dërguar për përkthim në gjuhën shqipe, Talat Xhaferi ka shmangur vënien në rendin e ditës të këtij propozim-ligji, edhe pse ai përbëhet vetëm nga një nen thelbësor.

“Në emër të dhjetë invalidëve ende të pakompensuar ushtarakë dhe pesëmbëdhjetë familjeve të ushtarëve të rënë, i bëj thirrje kryetarit të ri të Kuvendit që menjëherë ta vendosë në rend dite këtë propozim ligj dhe grupit parlamentar të LSDM-së ta mbështesë. Me mbështetjen e propozimit për Ligjin e Dinjitetit do të korrigjohet një padrejtësi e madhe që u është bërë invalidëve ushtarakë dhe familjeve të branitellave, por në të njëjtën kohë VMRO DPMNE do të heqë bllokadën e Ligjit për punonjësit e mbrojtjes të cilën e bllokuan me mbi 1500 amendamente. Shumë faleminderit grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së me shpresën se grupi parlamentar i LSDM-së në fund të mandatit do të marrë guxim dhe do të guxojë t’i mbështesë ushtararët dhe familjet e branitellave nga viti 2001. Ashtu siç sot do t’i japin përkrahje një ish-komandanti nga UÇK-ja, nga e njëjta UÇK që vrau apo plagosi bashkëluftëtarët tanë për të cilët kërkojmë dëmshpërblim”, shkruan Angelov në FB.

 

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume