Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot, duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me vendimin e ri të sotëm të Komisionit Rregullator për Energjetikë për çmimet e derivateve të naftës dhe se kur pritet ribalanci i ri i buxhetit, deklaroi:

“Po, shikoni, ne mbajmë evidencë paralele, siç thuhet, i ndjekim bursat dhe bazuar në atë që ndjekim ne, pres që sot të ketë sërish ulje të çmimit të karburanteve pa plumb dhe të dizelit.

Dhe ne mbetemi shteti me çmimet më të ulëta kur bëhet fjalë për karburantin dizel dhe benzinën pa plumb, si 95, ashtu edhe 98 oktanë.

Përafërsisht, nga 25 deri në 50 centë për litër, karburanti tek ne është më i lirë sesa në vendet fqinje.

Normalisht, kjo ka koston e vet. Kostoja është përafërsisht 7 deri në 8 miliardë denarë dhe për këtë arsye, për t’i balancuar të gjitha këto çështje, ne do të bëjmë ribalanc të buxhetit.

Pres që gjatë këtij muaji të përfundojë procedura.

Kështu që, për ne prioriteti i parë është standardi i qytetarëve dhe në këto kushte të vështira në botë, kur kudo kemi vatra, konflikte, luftëra të përmasave epike, përpiqemi, aq sa mundemi, ta ruajmë stabilitetin e çmimeve, ta ruajmë atë që përfaqëson frymën e investimeve dhe të vazhdojmë të zhvillohemi në periudhën që vijon.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume