KUMANOVË – Dy vajza të mitura kanë pësuar lëndime të rënda në një aksident trafiku në zonën e fshatit Nikushtak, Komuna e Likovës, raporton Tetovasot.

Aksidenti ka ndodhur më 4 tetor rreth orës 15:50, kur një automjet “Peugeot” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga V.A. (33), ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Dy bashkudhëtaret e mitura kanë pësuar lëndime të rënda, ndërsa drejtuesja ka pësuar lëndime trupore. Të lënduarat janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj dhe për të analizuar trafikun në faqe. Duke vazhduar përdorimin e faqes, ju pranoni përdorimin e cookies sipas Politikës së Privatësisë. Pranoj Me shume